Qeveria e Kosoves ka miratuar sot strategjine per emigracionin ilegal dhe planin e veprimit per parandalimin e tij.

Sipas raportimeve te mediave kosovare, strategjia ne fjale eshte hartuar nga Ministria e Brendshme dhe permes saj synohet te inkurajohet emigracioni ligjor.

Objektivat qe autoritetet kosovare planifikojne te arrijne permes kesaj strategjie u prezantuan nga ministri i Brendshem, Zenun Pajaziti.

“Tre objektivat tane kryesore jane promovimi i emigracionit legal, parandalimi i atij ilegal dhe zhvillimi i nje sistemi te qendrueshem per te huajt qe hyjne e dalin nga Kosova”, ka sqaruar Pajaziti.

Top Channel