Ivanovic: Prishtina vetem e shtyn nenshkrimin e protokolleve

10/09/2009 10:20

Sekretari i shtetit ne Ministrine per Kosoven ne qeverine e Serbise, Oliver Ivanovic deklaron se Prishtina zyrtare nuk mund te ndaloje nenshkrimin e protokolleve me EULEX-in, por mund ta shtyje ate.

Ne nje prononcim per BBC, Ivanovic u shpreh se nenshkrimi i protokollit per bashkepunim nderpolicor pritet te behet gjate muajit shtator, nderkohe qe pas tij do te fillojne bisedimet me EULEX-in per dy protokolle te reja, ate doganave dhe te gjyqesise.

Ivanovic tha se zgjidhja per situaten e krijuar do te mund te gjendej ne formen qe EULEX-i te kete dy protokolle bilaterale, nje me Serbine si te domosdoshme dhe nje tjeter me Kosoven.

Top Channel