
Nje spot publicitar ne Indi eshte cilesuar me sfond racist prej shume organizatave humanitare pasi pretendojne se ai ben ndasi raciste sipas ngjyres se lekures.
Ne spot paraqitet nje djale me lekure te bardhe dhe nje me lekure te zeze.
“Une jam pafat nga fytyra qe kam”, jane fjalet qe thote ne spot aktori me ngjyre.
“Nuk je i pafat per si pasoje e fytyres tende, je i pafat si pasoje e ngjyres se fytyres tende”, ia kthen aktori i cili luan rolin djaloshit te bardhe i cili pas kesaj nxjerr nje krem lekure e cila “zbardh ngjyren” dhe ia jep bashkebiseduesit.
Pas kremosjes djaloshit me ngjyre i “zbardhet” fytyra dhe ai arrin te beje per vete vajzen qe aq shume deshironte.
Spoti publicitar i cili po transmetohet ne disa televizione kryesore ne Indi dhe Pakistan ka hasur ne reagimin e shume shoqatave humanitare ne Indi te cilat kerkojne heqjen e tij nga qarkullimi.
Top Channel