Procesi i reduktimit te trupave te KFOR-it ne vendin tone do te jete i lidhur me stabilitetin ne Republiken e Kosoves dhe me ngritjen e kapaciteteve te sigurise ne vend. (UPDATE)

Ky konstatim ka dale nga takimi qe presidenti Fatmir Sejdiu pati te enjten me komandantin e ri te KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.

“Ne biseduam per proceset e pergjithshme politike ne te cilat po kalon vendi, me nje stabilitet te qendrueshem. Biseduam edhe per proceset e reduktimit gradual qe KFOR-i, por gjithmone lidhur me stabilitetin e vendit dhe me ngritjen e kapaciteteve te sigurise ne Kosove”, theksoi presidenti Sejdiu.

Nga ana e tij Bentler theksoi se KFOR do te jete ne Kosove per te siguruar nje ambient te qete.

“Perkushtimi yne, perkushtimi i komandantit te forcave nderkombetare per kete zhvillim eshte i paluhatshem dhe ne lidhje me kete, ne duhet ta shohim zhvillimin dhe perparimin e mrekullueshem qe eshte arritur ne te kaluaren dhe ne vitet e fundit. Dhe une do te doja te vazhdoja me nje te kaluar te tille”, theksoi Bentler.

Top Channel