Sparks: Protokolli, jo ne dem te Kosoves

09/09/2009 11:25

Ambasadori britanik ne Prishtine, Endi Sparks, thote se protokolli per bashkepunimin mes EULEX it dhe Serbise nuk eshte ne dem te Kosoves.

“Ka pasur shume zhurme dhe spekulime per nenshkrimin e ketij dokumenti, meqe thuhet se EULEX-i do ta shkelte sovranitetin e Kosoves. Si nje britanik, si nje mik i Kosoves, une sinqerisht nuk besoj se ky dokument do te perfaqesonte dicka te keqe per Kosoven, se do te shkelte sovranitetin e Kosoves, apo qe do te ishte per te keqen e Kosoves”, ka thene Sparks, ne nje prononcim per RTK-ne.

Sipas tij, “Kosova nuk do te vuaje per shkak te ketij protokolli”, sepse behet fjale per nje “aranzhim teknik” , i cili do te mundesonte nje bashkepunim me te mire me autoritetet e Serbise ne lidhje me kufijte, ka shtuar Sparks.

Top Channel