Protokolli, GNK: BE, pergjegjes per situaten

09/09/2009 15:40

Grupi Nderkombetar i Krizave ka deklaruar se pergjegjes per situaten e krijuar ne Kosove per shkak te protokollit policor eshte edhe Bashkimi Evropian, qe synon te permiresoje marredheniet me Serbine.

Sipas drejtorit per Ballkanin ne GNK, Marko Prelec, BE ka destabilizuar autoritetet e Kosoves, pikerisht sepse eshte bere i ndjeshem ndaj interesave te Beogradit.

“Beogradi perfaqeson pozicionin e tij, ndersa BE ne situaten konkrete eshte bere shume i ndjeshem ndaj interesave te Serbise”, ka pohuar Prelec.

Por Prelec ka bere pergjegjes per kete situate edhe vete perfaqesuesit e misionit EULEX dhe Prishtinen zyrtare, te cilat sipas tij kane keqmenaxhuar situaten e nenshkrimit te protokollit.

Top Channel