Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar qeverine e kryeministrit Nikolla Gruevski, si dhe BDI-ne qe eshte pjese e saj, se po shkaterron kulturen shqiptare ne Maqedoni.

Ne nje konference per shtyp, anetari i kryesise se PDSH-se, Arifikmet Xhemaili ka deklaruar se qeveria po meperkemb komunitetin shqiptar me vendimet e saj diskriminuese.

“Te gjithe jemi deshmitare te asaj qe po ndodh ne sferat e ndryshme shoqerore te vendit, e ne vecanti ne ate te kultures. Qe kur BDI hyri ne qeveri, Gruevski me bashkepunetoret e tij asnje dite nuk rreshti se meperkemburi dinjitetin shqiptar”, ka pohuar Xhemaili.

Ai ka shtuar se qeveria, dhe Ministria e Arsimit ne vecanti, po demtojne rende institucionet e kultures shqiptare ne Maqedoni.

Top Channel