Ambasadori i BE-se ne Shkup, Ervan Fuere eshte shprehur optimist lidhur me raportin qe KE do te publikoje ne vjeshte mbi progreset e arritura ne Maqedoni.

“Jemi te inkurajuar nga punet e kryera gjate periudhes se fundit, por jemi te inkurajuar edhe nga porosite e komisionerit Oli Rehn”, ka deklaruar Fuere.

Diplomati evropian ka theksuar se shpreson qe Maqedonia te vazhdoje ne rrugen e nisur, ne menyre qe te arrije me sukses objektivat e percaktuara nga KE.

“Qe te arrihen keto objektiva qeveria dhe institucionet maqedonase duhet te punojne ne menyre te rregullt”, ka shtuar Fuere.

Top Channel