Policia kroate dhe Ministria lokale e Shendetesise po hetojne denoncimin e nje pacienti se doktori i nje spitali kishte refuzuar ta mjekonte vetem sepse ishte serb.

Nese denoncimi ne fjale behet i vlefshem, doktori i perfshire ne ngjarje mund te shkarkohet nga detyra.

Agjencia e OKB-se per refugjatet, UNHCR, ka shprehur shqetesimin e saj per ate qe e ka quajtur “nje incident nderetnik”.

Shtetasi serb Bosko Radic u shtrua ne kliniken e qytetit te Vrhovines, ne qender te Kroacise, diten e diel, pasi vuante nga rrahje te shpejta zemre.

Sipas mediave lokale, pasi e vizitoi, doktori i turnit te nates tha se pacienti nuk kishte asnje problem dhe se mund te kthehej ne shtepi.

Lidhur me ngjarjen nderhyri edhe kryetari i bashkise se Vrhovines, i cili kerkoi qe shtetasi serb te dergohej ne nje spital me te madh.

Top Channel