Greqi, gripi do te demtoje ekonomine

09/09/2009 12:50

Dy dite para se te hapen shkollat ne Greqi, specialistet e shendetesise ndodhen ne dileme, nese duhet apo jo qe te hapen shkollat ne vend.

Sipas tyre ne se shkollat nuk do te hapen, mundesia e perhapjes se virusit A/H1N1 do te zvogelohet deri ne 89% .Perkundrazi nje perhapje masive do t’i kushtonte vendit deri ne 6% te Prodhimit te Pergjithshem Bruto ,e thene ndryshe, mbi 3.2 miliard euro.

Vetem kostoja e kurimit te pacienteve duke mos llogaritur shpenzimet per medikamentet mjekesore do te shkoje rreth 200 milion euro.

Ndersa ajo cka do te kushtoje me shume ne ekonomine greke do te jete kostoja e oreve te humbura te punes, se prinderve te femijeve te semure.Dhe nese kjo periudhe zgjat mbi tre muaj, atehere perllogaritet se demi ne ekonomi do te shkoje deri ne 14.5 miliard euro.

Por deri tani Ministria e Arsimit kembengul ne hapjen e shkollave ne vend,ne te cilat vlen te permendim se studiojne mbi 35000 femije emigrantesh shqiptare.

Sipas vleresimeve te specialisteve te Qendres Kombetare te Kontrolleve dhe Parandalimeve te semundjeve numri i viktimave qe do te shkaktoje gripi i derrit ne Greqi do te jete tre here me i madh se ai i gripit te zakonshem,pra sipas skenarit me te keq ,rreth 1500 persona do te humbin jeten.

Ne kulmin e perhapjes se virusit do te semuren mbi 6% e popullsise, 1% prej te cileve do te duhet te kurohet ne spitale .

Ne Greqi rastet zyrtare te regjistruara me virusin A/H1N1 jane rreth 2000,por sipas se perditshmes greke To Vima ,rastet e paregjistruara jane rreth 30 here me teper.

Top Channel