Lideri historik i Libise, Muamar Gedafi ka pritur ne nje takim kryetarin e AKR-se Behxhet Pacolli, te cilit i ka premtuar se vendi i tij do ta shqyrtoje mundesine e njohjes se Kosoves.

Lajmin e ben te ditur selia e AKR-se ne Prishtine permes nje komunikate per shtyp, ne te cilen theksohet se gjate takimit dy bashkebiseduesit jane shprehur ne favor te vendosjes se linjave te komunikimit mes dy vendeve.

Gjithashtu, thuhet ne dokument, Gedafi ka dhene garancine e tij se nuk do te kete asnje pengese per levizjen e lire te qytetareve kosovare ne Libi.

Top Channel