Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore						
								
			Dy anije kunder ndotjes detare i jane dorezuar sot Forcave tona Detare nga Delegacioni Italian i Eksperteve.
Mjetet e lundrimit, qe do te perdoren ne mbrojtje te ekosistemit ujor ne Durres dhe Vlore, i japin mundesi vendit tone te kete kapacitetet baze operacionale per te nderhyre ne ndotjet e detit nga hidrokarburet dhe mbetjet e ngurta qe derdhen nga anijet tregtare dhe pluskojne mbi ujerat e Adriatikut.
Ndotjet masive te zones detare shqiptare nga aktiviteti i anijeve bene qe ndihma e italianeve te fokusohej ne kete drejtim qe ne vitin 2005 per t’i siguruar Shqiperise jo vetem ne ligje dhe zbatueshmerine e tyre, po dhe ne kapacitete operacionale mjetet e duhura kunder ndotjes dhe ruajtjes se ekosistemeve delikate detare.
Anijet kane nje gjatesi 16 metra dhe jane te pajisura me nje sistem hidraulik per rekuperimin e materialeve te ngurta qe qendrojne mbi uje dhe me nje sistem hidraulik me cilindra rrotullues per mbledhjen dhe spastrimin e hidrokarbureve. Ato jane te afta te trajtojne deri ne 18 m3 mbetje ndotese te shperndara ne det.
Top Channel