Zhduket barka me 150 emigrante
08/09/2009 17:20
Ka dhene alarmin qe prej te henes pasdite me ane te nje telefoni celular, por ende nuk eshte gjetur barka me 150 emigrante libiane ne bord, shumica e te cileve gra dhe femije.
Mjeti, sipas sinjalizimeve, po fuste uje teksa gjendej rreth 40 milje ne brigjet e Libise, ne nje zone ku kompetencen per te nderhyre e kane autoritetet e Tripolit.
Koordinatat e barkes jane gjetur nga sinjali i telefonit celular dhe ne kerkim te pasagjereve jane vene nje anije e rojes bregdetare libiane dhe nje avion maltez, por deri ne keto momente nuk ka asnje shenje prej tyre.
Top Channel