Agjentet e doganes ne piken e kalimit te Morines kane sekuestruar nje sasi te konsiderueshme armesh zjarri qe po transportoheshin ne bordin e nje autobuzi.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave sekuestrimi u krye gjate mesnates, por u be i ditur vetem gjate paradites se sotme nga autoritetet policore.

Sipas burimeve, agjentet po benin nje kontroll rutine, kur papritur zbuluan 20 pistoleta te tipit “Bereta” dhe arrestuan nje te dyshuar.

Burimet saktesojne me tej se autobuzi kishte targa Kosove dhe po udhetonte drejt Shqiperise.

Top Channel