Fakte te reja kane dale ne drite lidhur me mbytjen e anijes “Ilinden” ne liqenin e Ohrit, ku humben jeten 15 turiste bullgare.

Te mbijetuarit e tragjedise, te pyetur nga mediat bullgare kane deklaruar se anija turistike nuk kishte jeleke shpetimi dhe se kur kane rene ne uje u eshte dashur te kapen pas cdo gjeje qe kane gjetur per te shpetuar.

Nderkohe, ministri bullgar i Transportit ka deklaruar se shkak i fundosjes se anijes dyshohet te kete qene keputja e kabllit qe lidh timonin me heliken.

Nje tjeter shkak dyshohet te jete edhe tejmbushja e mjetit lundrues, pasi nga 43 persona qe mund te mbante, ne te kishin hipur 56 pasagjere.

Nderkohe, policia maqedonase po mban te arrestuar kapitenin 23 vjecar te anijes dhe po vazhdon hetimet.

Top Channel