Komanda e trupave te KFOR-it ne Kosove kalon sot ne duart e Gjermanise.

Shefi i trupave nderkombetare ne shtetin e ri te Evropes do te jete gjenerali gjerman Markus Bentler, i cili do te zevendesoje ne kete detyre gjeneralin italian Giusepe Emilio Gay.

Ceremonia e kalimit te kompetencave do te mbahet ne komanden e KFOR-it ne Prishtine, nen drejtimin e admiralit amerikan Mark Fitzgerald.

Aktualisht NATO eshte e pranishme ne Kosove me 13.500 trupa, shifer kjo qe sipas sekretarit te pergjithshem Anders Fogh Rasmussen do te reduktohet ne 10 mije.

Top Channel