Edhe ne nje ndeshje basketbolli eshte pasqyruar kontradikta shume vjecare midis Greqise dhe Maqedonise per ceshtjen e emrit.

Kishte dite qe mediat e dy vendeve kishin trumbetuar ne kuadrin e Kampionatit Europian te basketbollit ne Poloni, ndeshjen midis dy ekipeve perfaqesuese.

Nga ana e Shkupit thuhej se ne fanellat e ekipit kombetar do te shkruhej fjala Maqedonia dhe pala greke kishte protestuar tek Konfederata Boterore e Basketbollit.

Por asgje nga keto s’ka ndodhur, ndeshja ka nisur e qete dhe ajo qe ka befasuar Athinen, ishte vete vendi organizator, Polonia, pasi televizioni kombetar polak ka vendosur ne tabelen e rezultatit inicialet MKD,te cilat televizioni shteteror grek qe transmetonte direkt takimin i ka mbuluar disa minuta me vone per te mos u pare nga teleshikuesit ne Greqi.

Reagimet e Athines zyrtare kane arritur deri atje sa me urdher te qeverise, ambasada greke ne Poloni ka protestuar prane qeverise polake,se perse nuk eshte shkruar emri i shtetit fqinj me inicialet qe njihet ne OKB,(FYROM) pra si ish Republika Jugosllave e Maqedonise.

Ndersa mediat greke kane komentuar qendrimin provokativ te tifozeve maqedonas te cilet kane fershellyer gjate ekzekutimit te himnit kombetar te Greqise kane mbajtuur pankarata me sharje ndaj grekeve dhe kane hapur ne Pallatin e Sportit nje flamur te madh me yllin e Vergjines.

Top Channel