Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis ka hedhur serish akuza ndaj qeverise maqedonase, e cila sipas saj po perpiqet te pervetesoje historine e Greqise.

Bakojanis ka theksuar se ky qendrim i qeverise se kryeministrit Nikolla Gruevski po e largon vendin nga integrimi ne NATO dhe BE.

“Qeveria Gruevski, me perpjekjet e saj te medha per te vjedhur historine, mendon se mund te rishkruaje te kaluaren. Por ajo po e con popullin e vendit tone fqinj drejt fanatizmit, gje qe thellon largesine mes tyre dhe perspektives euro-atlantike”, ka pohuar Bakojanis.

Shefja e diplomacise greke ka shtuar me tej se Athina po merr pjese ne negociatat per ceshtjen e emrit per te gjetur nje zgjidhje te perbashket, nga e cila te mos dalin as fitues dhe as humbes.

“Athina zyrtare eshte per nje zgjidhje me emer te perbere, me nje percaktim gjeografik, per perdorim nga te gjithe”, ka shtuar Bakojanis.

Top Channel