Adriano, ndoshta titullar kunder Kilit

08/09/2009 17:20

Adriano mund te rikthehet titullar ne kombetaren e Brazilit tashme qe kualifikimi per ne boteror eshte siguruar dhe Dunga mund t’i lejoje vetes eksperimente me grupin.

Ne ndeshjen e dites se neserme kunder Kilit, Adriano do kete nje mundesi te arte per t’i treguar teknikut se eshte rikthyer ne forme si dikur pas problemeve te medha qe kaloi tek Interi.

Nderkohe, per ndeshjen kunder Kilit, Dunga duhet te beje pa sulmuesin e demtuar Robinho dhe te skualifikuarit Kaka, Lucio, Ramires e Luis Fabiano. Ai ka thirrur ne kombetare mbrojtesin e San Paolos, Andre Dias, mesfushoret e Palmeiras, Diego Souza e Cleiton Xavier si dhe sulmuesin e Atletico Mineiro, Diego Tradelli. 

Top Channel