Te zhdukurit, Sejdiu viziton familjaret greviste

07/09/2009 16:55

Presidenti Fatmir Sejdiu vizitoi familjaret e personave te zhdukur gjate luftes se vitit 1999 ne Kosove.  Ata kane hyre ne greve, me kerkesen qe autoritetet kosovare te gjejne eshtrat e familjareve te tyre.

“Une nga ana ime do te perpiqem, bashke me institucionet e tjera, te bejme punen me te madhe te mundshme, per zbardhjen e fatit te rreth 1900 personave qe i mungojne Kosoves”, ka theksuar Presidenti Sejdiu.
 
Gjate takimi me nenat greviste, ne tenden ku ato jane duke qendruar qe nga fillimi i greves, Sejdiu ka degjuar kerkesat e tyre dhe u ka premtuar se institucionet e vendit do te bejne gjithe çfare eshte ne doren e tyre per arritjen e nje rezultati te sakte te identifikimit.

Per me teper, lidhur me kete ceshtje ka folur zevendeskryeministri Rame Manaj, i cili ka dhene detaje per te gjitha perpjekjet e bera tani ne procesin e kerkimit dhe identifikimit e personave te zhdukur.

Top Channel