Spitali i Fierit, dy vjet pa krematorium

07/09/2009 08:40

Prej dy vjetesh, kompleksi spitalor i Fierit, ku bejne pjese poliklinika qendrore, spitali rajonal, materniteti, si dhe spitali pediatrik, nuk ka krematorium.

Ky i fundit perdorej si vend depozitimi dhe me pas djegieje per te gjitha mbetjet spitalore dhe ato urbane. Zyrtarisht drejtues te grupit spitalor Fier, si dhe perfaqesues sanitare te kompleksit spitalor pohojne se krematoriumi nuk funksionon prej afro dy vjetesh. Mesohet se fillimisht ankesat e komunitetit per ndotje te ajrit u bene shkak per mosfunksionimin e tij, por me pas amortizimi i tij ka penguar rivenien ne pune.

“Nje krematorium me permasa jo shume te medha eshte i vendosur prane spitalit pediatrik te Fierit. Dikur aty mblidheshin mbetjet spitalore te te gjitha spitaleve, te cilat pas depozitimit, digjeshin. Prej dy vjetesh, nuk po veprohet me ne kete menyre. Tashme, te gjitha plehrat e spitalit, qofshin ato me origjine nga nderhyrjet mjekesore, por dhe ato urbane, po hidhen ne nje shesh prapa njeres prej godinave te grupit spitalor”, shprehen zyrtarisht ne drejtorine e kompleksit spitalor.

Dy vjet me pare, me shume se 40 familje qe banojne prane spitalit pediatrik, ku ndodhet edhe krematoriumi ekzistues, kane protestuar dhe kane kercenuar per nderhyrje me force, me qellim ndaljen e funksionit te ketij vendi depozitimi dhe trajtimi plehrash. Behet fjale per banoret e lagjes “1 Maj koder”, te cilet ankoheshin se kishin ndotje te larte ne mjedis dhe ne banesa, si shkak i tymit dhe blozes qe leshohej pas djegieve te mbetjeve spitalore.

Me kembenguljen e tyre, krematoriumi ndali punen dhe u vendos qe mbetjet spitalore dhe ato urbane te pacienteve te hidheshin ne nje siperfaqe te hapur prapa godines se spitalit rajonal. Ky vend i percaktuar si kosh plehrash per te gjitha spitalet, pastrohet shume rralle. Vetem nje here ne muaj mund te shikosh makinen e mbledhjes se mbeturinave. Sanitaret e grupit spitalor tregojne se ne kete shesh te improvizuar per plehrat hedhin edhe mbetjet spitalore: mbetjet nga nderhyrjet kirurgjikale, shiringat, shishet e serumit pas perdorimit, si dhe e gjithe baza materiale qe mbetet pas perdorimit te shume medikamenteve.
“Bashke me mbetjet e konsumit te pacienteve, hidhen ne kete shesh edhe mbetjet e reparteve te spitalit, si repartit te kirurgjise, reanimacionit, infektivit, patologjise dhe mikrokirurgjise”, ka thene nje prej sanitareve te spitalit, e cila gjate se dieles ishte duke hedhur mbetjet e spitalit te maternitetit. Pacientet e katit te pare, shume prane vendit te improvizuar si shesh plehrash, ankohen per aromen e keqe qe i bashkeshoqeron gjate gjithe kohes se qendrimit ne spital. Sheshi ne fjale konsiderohet nga autoritetet lokale si nje nga burimet me te rrezikshme te ndotjes ne qytet dhe aq me shume te grupit spitalor dhe te komunitetit prane tij.

Ne administraten e drejtorise se grupit spitalor shprehen se eshte menduar rivenia ne pune e krematoriumit, por me pare nevojitet nderhyrje ne gjendjen teknike te tij. Gjithashtu behet e ditur se jane derguar kerkesa prane Ministrise se Shendetesise per sigurim fondesh qe nevojiten per riparimin e krematoriumit, apo dhe zevendesimin e tij me nje tjeter, por ende nuk jane marre pergjigje konkrete.

Top Channel