Nje grup anarkist ka marre persiper shperthimin e ndodhur javen e shkuar ne afersi te ministrise se Thrakes dhe Maqedonise ne qytetin e Selanikut.

Behet fjale per grupin ”Konspiracioni i Celulave te Zjarrit”, pergjegjes edhe per shume atentate te tjera. Shperthimi ne Selanik qe shkaktoi vetem deme materiale, ndodhi ne te njejten kohe me nje atentat ne Athine qe nuk eshte marre persiper ende nga asnje organizate.

Selia e burses se Athines u trondit duke u shkaterruar nje pjese e mire e saj. Ne kete atentat mbeti i plagosur edhe nje kalimtar. 

Top Channel