Serbia ka falenderuar Kinen per mbeshtetjen qe vendi aziatik i ka dhene lidhur me ceshtjen e Kosoves.

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, i cili ka pritur sot ne Beograd homologun kinez Liang Guangli, ka vleresuar me nota te larta marredheniet dhe bashkepunimin mes dy vendeve.

Gjithashtu, Shutanovac, duke vleresuar mbeshtetjen e Pekinit ka theksuar se Beogradi njeh nje Kine te vetme.

“Duke mbrojtur te drejten e Serbise mbi Kosoven, ne e mbrojme te drejten e nje Kine te vetme. Serbia mbeshtet plotesisht Kinen unike”, ka deklaruar Shutanovac.

Nga ana tjeter, ministri kinez Liang Guangli i ka cilesuar si “te frytshme” bisedimet me Serbine dhe ka theksuar se mes dy vendeve ekzistojne marredhenie miqesore.

Top Channel