Japonia, premton uljen e emetimit te gazeve
07/09/2009 12:45
Kryeministri i zgjedhur i Japonise Hotojama ka premtuar qe brenda vitit 2020 vendi i tij do ule ndjeshem emetimin e gazeve te rrezikshme ne atmosfere.
Kryeministri i ri ka ndermarre nje angazhim shume me te madh krahasuar me paraardhesin e tij Taro Asso, i cili premtoi uljen e vetem 5 perqind te nivelit te emetimit te gazit.
Ekonomia japoneze eshte nje nga ndotesit me te medhenj te atmosferes dhe shkaktare te ngrohjes globale.
Objektivat e reja te saj, Tokio do t’i paraqese ne takimin e Kopenhagenit ne dhjetor.
Top Channel