Bashkimi Evropian nuk do te anashkaloje Prishtinen zyrtare gjate nenshkrimit te marreveshjeve te bashkepunimit me Serbine.

Sipas zedheneses se EULEX-it, Karin Limdal, misioni evropian eshte teknik dhe nuk mund te veproje si shtet.

“Ne nuk po merremi me nje protokoll, me nje marreveshje nderkombetare apo me ndonje gje te ngjashme. Keto gjera nenshkruhen ndermjet shteteve. EULEX-i nuk eshte shtet”, eshte shprehur ajo ne nje interviste per radion “Europa e lire”.

“Ajo qe ne perpiqemi te formalizojme eshte nje aranzhim teknik per shkembimin e informatave, te ngjashme me ato qe kemi nenshkruar ne te kaluaren me Maqedonine, Shqiperine dhe Malin e Zi”, theksoi zedhenesja e EULEX-it.

Top Channel