Maqedoni, mbytet anija ne Oher, 10 te vdekur

05/09/2009 12:40

Mbytet nje anije maqedonase me turiste ne liqenin e Ohrit, duke shkaktuar vdekjen e te pakten 10 personave.

Sipas agjencise franceze te lajmeve AFP, burime policore konfirmojne vdekjen e 10 turisteve, nderkohe qe 40 te tjere kane shpetuar pa probleme.Aksidenti ndodhi sot pak para mesdites.

Shumica e turisteve qe udhetonin ne anije ishin shtetas bullgare.

Anija “Iliden” ndodhej jo me larg se 200 metra nga bregu, kur u mbyt per shkaqe te panjohura. Aksidenti ndodhi ne afersi te nje kampingu, 12 kilometra ne jug te qytetit te Ohrit.

Top Channel