" /> ">

Nje nate te trazuar ka kaluar zona “Eksarqia” e Athines pasi ashtu si dje ,edhe sot jane shenuar perleshje midis anarkisteve dhe forcave policore.

Cdo gje ka filluar kur persona te panjohur kane hedhur bomba molotov ndaj forcave te nderyrjes se shpejte policore te cilat nga ana e tyre u jane pergjigjur me bomba me gaz lotsjelles. Me pas anarkistet greke u kane vene zjarrin dy makinave, kazaneve te plehrave si dhe kane shkaterruar nje bankomat te nje banke greke. Megjithese policia ka kundervepruar me njehere nuk ka mundur te kryeje asnje arrestim.

Nderkaq vemendja e te gjitheve ne Greqi eshte drejt qytetit te Selanikut ku sot hapet Panairi Nderkombetar i vendit,nje ngjarje e shenuar per arsye se gjithe politika greke, pozita dhe opozita bejne ne kete qytet bilancin e punes se tyre njevjecare. Aq me teper ne kete periudhe kur vendi ndodhet nje muaj para zgjedhjeve te parakohshme, qe shpalli kryeministri Karamanlis tre dite me pare.

Ne gjithe qytetin jane shperndare mbi 3000 police dhe masat e marra jane nga me drastiket ne vitet e fundit,per te perballuar jo vetem protestat e sindikatave qe do te zhvillohen sot ne mbremje, por dhe sulmet e anarkisteve te cilat jane bere tashme te zakonshme ne kete eveniment te rendesishem.

Eshte karakteristik fakti qe megjithese socialistet greke kryesojne me mbi 6% ne sondazhet fundit ,zemerimi popullor dhe mosbesimi per te ardhmen e vendit sidomos ne aspektin e zhvillimit ekonomik eshte gjithnje e ne rritje.Dje u publikua edhe raporti per ritmin ekonomik te tremujorit te dyte te ketij viti ne vend i cili ishte -0,3%.

Top Channel