Shkon ne 17 numri i te vdekurve nga aksidenti i sotem ne Oher te Maqedonise, ku nje anije me turiste, shumica bullgare, u mbyt ne liqen 200 metra larg bregut.

Aksidenti ndodhi pak para mesdites.

Shumica e turisteve qe udhetonin ne anije ishin shtetas bullgare.

Anija “Ilinden” me rreth 50 pasagjere ne bord ndodhej jo me larg se 200 metra nga bregu, kur u mbyt per shkaqe te panjohura. Aksidenti ndodhi ne afersi te nje kampingu, 12 kilometra ne jug te qytetit te Ohrit.

Mesohet se ne Oher ka mberritur edhe kryeministri bullgar, ndersa nje ekip polumbaresh nga Shkupi po kerkojne per te tjera viktima. 

Top Channel