Ministri turk i Transporteve, Binali Jildirim mberrin sot ne Prishtine ne kuader te nje vizite zyrtare.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave gjate pasdites zyrtari turk do te takohet me autoritetet kosovare.

Konkretisht Jildirim do te takohet me ministrin e Ekonomise dhe Financave, Ahmet Shala dhe ate te Mjedisit dhe Planifikimit Hapesiror, Mahir Jagxhilar.

Sipas burimeve, pritet qe ne keto takime te rikonfirmohen marredheniet e mira mes Kosoves dhe Turqise, e cila ka mbeshtetur hapur pavaresine e saj.

Top Channel