EULEX-i  zgjeron aktivitetet e bashkepunimit me  Serbine. Krahas protokollit te bashkepunimit policor, EULEX konfirmoi nenshkrimin e nje protokolli bashkepunimi ne fushen e doganave dhe nje tjeter ne fushen e gjyqesorit.

Pa qartesuar se cila eshte permbajtja e ketyre protokolleve, zedhenesja e EULEX-it, Karin Limdal tha se eshte ne mandatin e ketij misioni bashkepunimi rajonal ne te gjitha fushat me qellim lufen ndaj krimit te organizuar. Ndryshe nga marreveshja per bashkepunim policor, ajo e doganave dhe e gjyqorit eshte ende ne nivel bisedimesh. Policia, doganat dhe Ministria e Drejtesise shprehen se nuk kane asnje informacion rreth kesaj ceshtjeje.

Drejtori i pergjithshem i Policise se Kosoves, Sheremet Ahmeti tha se nuk eshte informuar per nje marreveshje te mundshme bashkepunimi EULEX-Serbi. Sipas tij, bashkepunimi do te duhej te ishte mbi baza te reciprocitetit. E ndersa EULEX-i paralajmeron marreveshje bashkepunimi me shtetet e rajonit me qellim luftimin e krimit te organizuar, institucionet kosovare pas shfuqizimit te marreveshjeve te UNMIK-ut po punojne ne drejtim te arritjes se marreveshjeve se policise dhe doganave, kryesisht me shtetet qe e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Sipas te dhenave zyrtare, doganat e Kosoves jane ne pergatitje te nenshkrimit te marreveshjeve te bashkepunimit me 17 shtete te botes. Informacione te ngjashme vijne edhe nga Ministria e Puneve te Brendshme. Fisnik Rexhepi nga kjo ministri tha se ne dy muajt e fundit jane fuqizuar marreveshje bashkepunimi me Shqiperine, Hungarine dhe Kroacine. Pritet qe se shpejti marreveshje te tilla te arrihen edhe me Malin e Zi e Maqedonine.

 

Top Channel