EULEX bllokon punimet tek Kroi i Vitakut

04/09/2009 17:30

Forcat e EULEX-it kane nderhyre ne pjesen veriore te Mitrovices duke bllokuar ndertimin e shtepive te shqiptareve ne lagjen Kroi i Vitakut.

Sipas Policise se Kosove, nderprerja e punimeve nga EULEX-i nuk eshte pasuar nga asnje incident, duke kaluar gjithcka e qete. Mesohet se punimet ne banesa jane bllokuar pasi per to nevojitet nje leje nga Drejtoria e Urbanistikes ne Komunet e Mitrovices.

Kroi i Vitakut eshte nje nga lagjet me te nxehta te qytetit verior te Kosoves, per shkak te konflikteve te vazhdueshme mes serbeve dhe shqiptareve per ndertimin e shtepive te reja.

Top Channel