Birmani, gjykata pranon apelin e Suu Kyi

04/09/2009 12:05

Avokatet e lideres se opozites ne Birmani, Aung San Suu Kyi kane deklaruar se gjykata ka pranuar te degjoje apelin e saj ndaj vendimit te fundit.

Perfaqesuesit ligjore bene te ditur se apeli kunder zgjatjes se arrestit te shtepise do te degjohet ne Rangun me 18 shtator.

“Me miratimin e kerkeses sone gjykata ka marre vendimin e duhur. Ne do te kerkojme lirimin e Suu Kyi”, ka deklaruar nje zedhenes i partise se lideres se opozites.

Burgimi i Aung San Suu Kyi u zgjat me 18 muaj me argumentin se ajo kishte shkelur ligjet e sigurise.

Suu Kyi ka kaluar 14 nga 20 vitet e fundit ne burgim dhe ndeshkimi i fundit i dhene nga gjykata u denua ashper nga faktori nderkombetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA