Ministria per Kosoven e qeverise se Serbise ka bere te ditur se ne Kosove deshirojne te kthehen 1.212 familje te zhvendosura.

Sekretari shteteror ne kete ministri, Bojan Angjellkovic ka theksuar se rreth 3.200 anetare te ketyre familjeve deshirojne te kthehen ne banesat e tyre te cilat i kane lene pas bombardimeve te NATO-s.

“Meqe regjistrimi ishte i kufizuar, Ministria eshte e kenaqur me paraqitjen”, tha Angjellkovic.

“Te dhenat tregojne pa dyshim se njerezit deshirojne te kthehen dhe ndaj ketij procesi duhet te kete qasje serioze, pasi ai gjate viteve te fundit ishte ne planin e trete apo te katert”, shtoi ai.

Top Channel