Salihi prek Vjenen

03/09/2009 23:05

Vetem ne diten e fundit te merkatos, sulmuesi i perfaqesueses shqiptare Hamdi Salihi ka arritur te plotesoje endrren e tij austriake per te luajtur te Rapidi i Vienes.

I ka kushtuar 900 mije euro skuadres rekordmene austriake blerja e sulmuesit shqiptar nga Riedi, nderkohe qe Salihi vete do te perfitoje 1.2 milion euro per 3 vjet kontrate qe ka firmosur.

“Jam shume i gezuar qe arrita te transferohem sepse kam 2-3 vjet qe perpiqem te kaloj tek Rapid i Vjenes. Mungesa e nje sulmuesi dhe gjendja e mire financiare si pasoje e kualifikimit ne “Europa League” ndihmuan ne kalimin tim tek ky ekip”, u shpreh Salihi.

Skuadra e Rapidit te Vienes eshte kualifikuar ne kete sezon ne fazen e grupeve te kupes Europa Lige, nje shans me teper per Salihin qe te kete mundesi te tregoje edhe ne arenen europiane aftesite e tij prej nje makinegolash. Pasi plotesoi endrren e pare per te qene pjese e Rapidit te Vienes tashme, per sulmuesin shkodran ka nje enderr dhe deshire tjeter ate te perfshirjes ne formacion.

“Shpresoj qe do te jem ne formacion”, perfundoi sulmuesi shkodran.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta