Rusia: Ne Kosove, ende mundesi per konflikt

03/09/2009 18:40

Moska zyrtare iu eshte kthyer deklaratave per Kosoven, duke vleresuar se ne vendin ballkanas ka ende shume mundesi per shperthimin e nje konflikti.

Sipas zedhenesit te Ministrise se Jashtme ruse, Andrei Nesterenko, ne Kosove nuk po arrihet progres ne fushen e sigurise dhe ne afrimin e popullsise shqiptare me ate serbe.

“Ajo qe po ndodh aktualisht ne Kosove tregon se ne kete vend ka ende mundesi konflikti dhe mungese progresi”, ka deklaruar Nesterenko.

Ai ka shtuar se Kosova mbetet nje nga sfidat me te medha per sigurine ne rajon, “pergjegjese per te cilen jane vendet perendimore”.

Top Channel