Zevendeskryeministri i ri i qeverise Berisha dhe njekohesisht minister i Jashtem, Ilir Meta ka deklaruar se rritja e numrit te vendeve qe kane njohur pavaresine e Kosoves do te jete pjese e axhendes se tij.

Ne nje interviste per mediat kosovare, Meta eshte shprehur se prioritet do te kete edhe bashkepunimi mes Tiranes dhe Prishtines ne fusha me interes te perbashket.

“Avancimi i njohjes nderkombetare te Republikes se Kosoves do te jete prioritet jo vetem i diplomacise, por edhe i gjithe qeverise se re shqiptare”, ka deklaruar Meta.

Top Channel