Kosove, pulle poste kushtuar miqesise me SHBA
03/09/2009 15:45
Posta e Kosoves do te leshoje neser ne qarkullim nje pulle te re poste kushtuar miqesise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave permes kesaj pulle Prishtina zyrtare deshiron t’i shprehe mirenjohjen e saj Amerikes per mbeshtetjen e saj ne shpalljen e pavaresise.
Promovimi i kesaj pulle do te behet ne nje ceremoni te posacme te pergatitur nga PTK, ku do te jete i pranishem edhe ambasadori i ri amerikan ne Prishtine, Christopher Dell.
Top Channel