Kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka deklaruar sot se zgjedhjet e parakohshme do te mbahen ne daten 4 tetor.

Pas nje takimi me kreun e shtetit, Karolos Papulias, ky i fundit ka dekretuar daten 4 tetor per zgjedhjet e pergjithsme parlamentare nga te cilat do te dale edhe qeveria e re qe do te drejtoje vendin per 4 vitet e ardhshme.

Ne deklaraten e dhene dje para gazetareve, Karamanlis kerkoi nje tjeter mandat qeverises nga populli grek per te cuar deri ne fund reformat e nisura dhe per te nxjerre ekonomine nga kriza financiare ku eshte zhytur prej disa muajsh.

“Reformat nuk mund te zhvillohen ne nje klime tensioni te krijuar nga PASOK-u”, u shpreh Karamanlis. 

Top Channel