
Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e se enjtes ne shkollen fillore ‘Perparimi’ ne fshatin Cajle te Gostivarit.
Drejtori i shkolles me dy plumba ka plagosur bashkeshortin e nje mesueseje te shkarkuar nga puna dite me pare.
Fatkeqesise qe ndodhi ne zyrat e drejtorit i parapriu nje zenke e ashper verbale, pas cka drejtori i sapoemeruar me iniciale N.I ka nxjerre pistoleten e tipit ‘Zastava’ dhe ka shtene ne drejtim te bashkeshortit te mesueses, te cilin e ka qelluar ne nyjen e dores se djathte dhe ne kofshen e djathte, njofton policia.
I plagosuri ka marre ndihmen e pare ne spitalin e Gostivarit dhe me pas eshte nisur per ne kliniken e Shkupit.
Drejtori eshte arrestuar nga policia e Gostivarit, e cila po punon per zbardhjen e motivit dhe rrethanave te fatkeqesise.
Top Channel