Rohan: Asnje marreveshje pa pelqimin e Kosoves
02/09/2009 15:45
Ish-numri dy i negociatave per statusin e Kosoves, Albert Rohan ka deklaruar se misioni EULEX nuk mund te nenshkruaje asnje marreveshje me vendet e rajonit pa pelqimin e Prishtines zyrtare.
Sipas diplomatit austriak, misioni per vendosjen e rendit dhe ligjit nuk mund te marre persiper asnje pjese te sovranitetit te qeverise se Kosoves.
“Qeveria e Kosoves duhet te perfshihet ne hartimin e te gjitha marredhenieve dhe duhet te pajtohet plotesisht rreth substances se bashkepunimit me vendet e rajonit”, ka pohuar Rohan.
Ai ka shtuar me tej se EULEX nuk mund ta detyroje Prishtinen te nenshkruaje asgje, por duhet te diskutoje me te ne menyre qe te arrihen marreveshjet e kerkuara.
Top Channel