Sekretari i ri i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen ka konfirmuar sot nga Brukseli planin per reduktimin e trupave te KFOR-it ne Kosove.

Numri 1 i Aleances se Atlantikut te Veriut ka konfirmuar se ky vendim do te zbatohet, pavaresisht perplasjeve te fundit te regjistruara mes Prishtines dhe EULEX-it.

“Pavaresisht disa incidenteve, situata e sigurise ne Kosove eshte permiresuar dhe kushtet jane plotesuar”, ka pohuar Rasmusen.

Sekretari i pergjithshem ka saktesuar se numri i trupave nderkombetare ne Kosove do te ulet nga 15 mije qe jane aktualisht ne 10 mije ne fillim te vitit te ardhshem.

Top Channel