Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka shprehur bindjen e tij se protokolli policor mes Serbise dhe EULEX-it do te nenshkruhet pasi ky mision ka mbeshtetjen nga Bashkimi Evropian.

“Protokolli qe pretendohet te nenshkruhet do te nenshkruhet pasi ka marre driten jeshile nga Bashkimi Evropian”, ka pohuar Krasniqi per mediat kosovare.

Sipas tij, eshte e kuptueshme qe BE te mbeshtese EULEX, pasi ky mision eshte pjese e trupit te tij.

Gjithesesi, kryeparlamentari ka shtuar me tej se, nese ky mision ka qellim vendosjen e rendit dhe ligjit, luften kunder krimit dhe kontrabandes, Prishtina zyrtare nuk duhet te reagoje.

Top Channel