Për herë të parë Marta Kos do të vizitojë Kosovën, Komisionarja evropiane për Zgjerim mbërrin më 15 maj në Prishtinë
Ne nje mesazh televiziv te shumepritur, kryeministri grek Kostas Karamanlis ka kerkuar shperndarjen e Parlamanetit grek dhe shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme ne vend.
Kishte dite qe flitej se situata ne partine qeverisese te konservatoreve greke ishte teper e percare.
Nga njera ane sondazhet e fundit, ku shprehej pakenaqesia e popullit grek per vepren e kesaj qeverie ne keto 5 vjet e gjysme udheheqjeje, nga ana tjeter lufta e brendshme per lidershipin e kesaj partie, duket se kane cuar udheheqesin grek drejt kesaj alternative.
Edhe ne shtator te 2007-es Karamanlis kishte shpallur zgjedhje te parakohshme duke fituar nje mandat te dyte, por ato cka ka premtuar per reforma ne arsim, ne sigurimet shoqerore, ne uljen e papunesise dhe sidomos ne zhvillimin ekonomik te Greqise nuk jane zbatuar nga kabineti i tij dhe administrata e perzgjedhur prej konservatoreve.
Perkundrazi, ne vend kane ndodhur edhe shume skandale me protagoniste kryesore elemente te qeverise se tij.
Gjithashtu, qeveria e tij eshte kritikuar si e paafte ne perballimin e zjarreve te disa diteve me pare qe dogjen mijera hektare pyje rreth Athines.
Karamanlis ka deklaruar se ne mes te kesaj situate te paqendrueshme politike, vendit i duhet nje qeveri me mbeshtetjen e plote te popullit.
Neser Karamanlis pritet qe te shkoje tek presidenti grek Karaolos Papulias per te dekretuar daten e zgjedhjeve, qe sic flitet do te jete 4 tetori.
Persa i perket socialisteve, eshte pothuajse e sigurte epersia e tyre, pasi kryesojne me mbi 6% ne sondazhet e fundit dhe ka mundesi te kene edhe shumicen e vendeve ne Parlament.
Top Channel