Nje person ka mbetur i plagosur pas shperthimit te nje autobombe perpara burses se Athines.

Behet fjale per nje grua e cila eshte goditur nga disa pjeseza xhami. Viktima eshte shtruar ne spital dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Shperthimi ka shkaterruar gjashte makina si dhe fasaden e nderteses. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04:39 (me oren tone lokale).

Atentati ishte paralajmeruar nga nje telefonate anonime qe kishte mberritur ne redaksine e te perditshmes greke “Eleftherotypia” e cila ka lajmeruar me pas policine.

Edhe ne Selanik ka ndodhur nje shperthim, pothuajse i njekohshem me ate te Athines. Kete here ngjarja ka ndodhur ne nje zyre te administrates rajonale.

Top Channel