Ne Athine, bursa eshte hapur rregullisht pavaresisht atentatit te oreve te para te mengjesit te sotem qe ka shkaktuar deme ne ndertese, shkaterroi gjashte makina dhe plagosi nje grua.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 04:39 (me oren tone lokale).

Atentati ishte paralajmeruar nga nje telefonate anonime qe kishte mberritur ne redaksine e te perditshmes greke “Eleftherotypia” e cila ka lajmeruar me pas policine.

Edhe ne Selanik ka ndodhur nje shperthim, pothuajse i njekohshem me ate te Athines. Kete here ngjarja ka ndodhur ne nje zyre te administrates rajonale.

Top Channel