Mitrovice, shqiptaret ne pritje te EULEX

01/09/2009 13:15

Banoret shqiptare ne lagjen Kroi i Vitakut, ne Mitrovice jane ne pritje qe misioni EULEX te jape driten jeshile per te rinisur punimet per ndertimin e shtepive te tyre.

Edhe diten e sotme, banoret shqiptare jane mbledhur ne lagjen e njohur, por nuk kane ndermarre asnje nisme per te rinisur ndertimet.

Lagjia ne fjale u vizitua dje nga Lamberto Zannier, i cili deklaroi se UNMIK nuk ka asnje pergjegjesi per zhvillimet ne Mitrovice, duke ua atribuar ate EULEX-it dhe KFOR-it.

Ndersa kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi ka bere thirrje qe punimet per ndertimin e shtepive te nisin sa me shpejt.

Top Channel