Maqedoni, nis zbatimi i ligjit te lustracionit
01/09/2009 13:10
Duke filluar nga dita e sotme, te gjithe autoritetet shteterore ne Maqedoni do te dorezojne nje deklarate nese kane bashkepunuar me sherbimet e regjimit komunist.
Ne vendin fqinj ka nisur keshtu zbatimi i ligjit te lustracionit, “pre” e te cilit do te bien te paret presidenti, kryeministri, ministrat dhe kryetaret e bashkive.
Me pas, edhe ata qe kane dhe do te konkurrojne per te pasur poste publike do t’u duhet te bejne deklaraten e tyre.
Kryetari i komisionit verifikues, Shpend Vinca ka deklaruar se ligji, ndonese po fillon te zbatohet me vonese do te arrije te funksionoje.
Top Channel