Ne Maqedoni jane vene ne pranga 20 police per marrje rryshfeti. Ministria e Puneve te Brendshme te Maqedonise ka realizuar fazen e fundit te aksionit “Bumerang”, duke vene ne pranga per korrupsion policet, punonjes te pikes kufitare te “Tabanoc”-it.

Sipas fakteve te mbledhura qe prej janarit te 2009-es, eshte zbuluar edhe nje grup kriminelesh i perbere prej 11 nepunesve te policise te cilet kane vepruar ne menyre te organizuar.

Pervec tyre, padi penale per mitmarrje, perfshirje ne akte kriminale dhe shfrytezim te postit do te ngrihet edhe per nente persona te tjere, te cilet kane vepruar ne kuader te dy grupeve te identifikuara kriminale.

Top Channel