Kosova, Serbia i shpreh mirenjohjen Libise

01/09/2009 14:35

Presidenca serbe i ka shprehur mirenjohjen e saj Libise per qendrimin kunder njohjes se pavaresise se Kosoves.

Duke vleresuar kete qendrim, presidenti serb Boris Tadic po viziton Libine, per te marre pjese ne ceremonine kushtuar 40 vjetorit te ardhjes ne pushtet te Mohamer Gadafit.

“Serbia e vlereson faktin se Libia, nje nder vendet me te fuqishme myslimane, nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves dhe mbron terresine territoriale te Serbise”, ka deklaruar presidenca serbe.

Vizita e Tadic ne Libi vjen pas atyre te bera ne disa nga vendet e BE, Rusi, Kine dhe SHBA, te konsideruara nga Beogradi si 4 shtyllat e politikes se jashtme serbe.

Top Channel