Perhapja e gripit te derrave ne Greqi nuk pritet te jete teper impulsive perderisa vendi ka nje sezon te gjate veror.

Keshtu ka konkluduar Komisioni Kombetar i Pandemise se Gripit ne Athine ne nje mbledhje te jashtezakonshme te tij.

Sipas ministrit grek te Shendetsise, Dimitris Avramopoulos, prej sot ne dispozicion te Qendres Kombetare te shendetit do te jene 158 pika vaksionore dhe mbi 100 klinika per gripin nen perkujdesjen e tre komisoneve te vecanta qe do te ndjekin nga afer perhapjen e virusit, sidomos pas fillimit te shkollave.

“Qytetaret greke nuk duhet te shqetesohen, por te informohen dhe per kete perpiqemi nga ana jone”, u shpreh Avramopoulos.

Deri tashme ne Greqi jane regjistruar zyrtarisht 1839 raste me virusin A/H1N1, i cili ka shkaktuar ne 43 paciente pneumoni, ndersa 37 prej tyre jane sheruar krejtesisht. Rastet e renda jane ende kater, por dy prej tyre jane ne fazen e sherimit.

Ministri grek e ka cilesuar gripin si nje “rere levizese” perderisa akoma mbizoterojne paqartesi tek shkencetaret, persa i perket grupmoshave qe duhen vaksinuar si dhe efikasitetit te kesaj vaksine.

“Jo vetem ne Greqi, por edhe ne Europe, ne gjithe boten, ky virus zhvillohet, leviz udheton me shpejtesi, i ndjekur nga nje pasiguri shkencore”, shtoi Abramopoulos.

Karakteristike per fillimin e vitit te ri shkollor eshte fakti se bashke me librat, rreth 1.500.000 nxenes do te marrin diten e hapjes se vitit te ri shkollor edhe maska mbrojtese, gota plastike ,broshura me informacione per gripin ,ndersa cdo dite pervec lendeve te shkolles do te mesojne se si te perballojne virusin A/H1N1.

Top Channel